Deklarata shokuese: Çfarë e lidh me Ramën me ISIS? - Bota Sot
Deklarata shokuese: Çfarë e lidh me Ramën me ISIS?

Shqipëria

E shtunë, 20 tetor 2018

Deklarata shokuese: Çfarë e lidh me Ramën me ISIS?

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:02
Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve në Jalë, kundër prishjes së ndërtesave nga IKMT.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “Banoret kane te drejte, kur e quajne kryeministrin ISIS.”

Vasili e cilëson si të pabesë kryeministrin, ndërsa thekson se “Pasi beri parade dhe tundi menderet gjithe beharin neper Jal, tani ky i pabese po sulmon poshtersisht pronat bisneset e ngritura me gjak e sakrifica.”

“Banoret e Jalit kane te drejte, kur quajne kryeministrin ISIS.

Banoret e Jalit te fshatit Vuno po perballen me sulmin felliqur dhe shkaterrimtar te kryeministrit.
Pasi beri parade dhe tundi menderet gjithe beharin neper Jal, tani ky i pabese po sulmon poshtersisht pronat bisneset e ngritura me gjak e sakrifica.
Vunoi eshte djegur nga okupatoret disa here, por ky kryeminister si gjakshprishur iu kaloi edhe atyre.”-shkruan Vasili në postimin e tij.

Kujtojmë këtu se në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali sot në Jalë, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test