Vettingu në Politikë, PD Letër Rucit: Mblidh Komisionin e Ligjeve

Shqipëria

Vettingu në Politikë, PD Letër Rucit: Mblidh Komisionin e Ligjeve

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:25
Edmond Spaho

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramos Ruçi të thërrasë mbledhjen e Përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve këtë të premte, me qëllim shqyrtimin e propozimit për “vettingun në politikë”.

Kërkesa u bë me anë të një letre të titulluar “Fillimi i shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese për “vettingun në politikë”.

Spaho thotë se miratimi i projektligjit dhe vettingu për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarë të lartë duhet të bëhet pa vonesë dhe të fillojë të zbatohet menjëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat