Ekonomia e Shqipërisë gjeneron vende të reja pune, kryeson bujqësia

Shqipëria

Ekonomia e Shqipërisë gjeneron vende të reja pune, kryeson bujqësia

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 07:38
Sipas INSTAT ekonomia shqiptare u rrit me mbi 4% në tremujorin e parë 2018, ritmet më të larta që nga viti 2008, e cila u shoqërua me hapje të vendeve të reja të punës, sidomos në sektorin privat.

Ekonomia e Shqipërisë vetëm në 6-mujorin e parë të vitit, gjeneroi 14.4 mijë vende të reja pune, 34% prej të cilave u gjeneruan nga bujqësia.

Sipas INSTAT ekonomia shqiptare u rrit me mbi 4% në tremujorin e parë 2018, ritmet më të larta që nga viti 2008, e cila u shoqërua me hapje të vendeve të reja të punës, sidomos në sektorin privat.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, në sektorin privat vendet e reja të punës në 6 muajt e parë të vitit, janë krijuar nga industria, sidomos sektori fason dhe turizmi për të vijuar me  sektorin e tregtisë.

Ndërsa sistemi privat jobujqësor gjeneroi një nivel të lartë të vendeve të punës edhe në 2017-n (rreth 79 mijë në total).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat