Aplikoi për legalizimin që në 2005, qytetari merr zgjidhje për 2 javë nga platforma

Shqipëria

Aplikoi për legalizimin që në 2005, qytetari merr zgjidhje për 2 javë nga platforma

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:37
Besian Shehi

Besian Shehi nga Tirana arriti që përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al të zgjidhte për 2 javë një problematikë që kishte të bënte me legalizimin e banesës së tij që prej vitit 2005.

Besian Shehi kishte bërë kërkesë për legalizim banese që në vitin 2005. Në vitin 2016 kishte përfunduar të gjithë dokumentet e nevojshëm, por prej 2 vitesh nuk po merrte legalizimin.

“Bëra kërkesën për legalizimin e banesës që në vitin 2005. Në prill 2016 doli me vendimi për legalizimin dhe bëra pagesën në bankë. Pastaj më thanë tek ALUIZNI që për 2 muaj do ta marrësh. Por nxirrnin probleme. Bëra ankesën dhe brenda 2 javësh doli”, tha z. Shehi.

Kryeministri Rama u shpreh se, “zgjidhja e këtij problemi që sapo u prezantua, i mbetur pezull për vite me kosto të mëdha financiare, por edhe morale për qytetarin, pasohet me një hetim administrativ dhe personat përgjegjës për këtë zvarritje marrin ndëshkimin e merituar sipas rastit. Nga sot dhe çdo të mërkurë paralelisht me prezantimin e rasteve të zgjidhura, përmes ministres që drejton Task – Forcën antikorrupsion të qeverisë, ne do të bëjmë të ditura edhe rastet e hetimeve kryesisht përmes platformës, por edhe rastet e tjera të hetuara nga Task-Forca”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat