Kompromisi nuk duket gjëkundi, por Bushati i radhit homologut gjerman tre ofertat e Ramës për Bashën

Shqipëria

Kompromisi nuk duket gjëkundi, por Bushati i radhit homologut gjerman tre ofertat e Ramës për Bashën

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 11:51
Heiko Mass dhe Ditmir Bushati

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, flet per oferta te qarta qe Rama i ka bere opozites. Sipas tij, ato shtrihen ne tre drejtime.

“Ka një ofertë nga Rama dhe qeveria drejtuar opozitës në lidhje me ato cështje që konsiderohen të përbashkëta, që korrespondojmë me axhendën e integrimit. Ka një ofertë në tavolinë për të mbështetur procesin e vetingut në gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë, sikundër edhe ju e keni bërë me dije, që kërkohen disa numra të caktuar për procesin e vetingut që reforma në drejtësi të tejkalojë politikën. Ka në ofertë në tavolinë për përfundimin e reformës zgjedhore, duke qenë se hyjmë në zgjedhjet vendore dhe ka vullnet dhe dashamirësi, edhe nga qeveria gjermane për ta mbështetur procesin me ekspertizë, përpos rolit të ODIHR. Si dhe ka një ofertë të qartë në tavolinë për opozitën për një strategji afatgjatë se si do të shërohet nga plagët nga sistemi i drejtësisë, për shkollën e magjistraturës. Dialogu dhe thirrja për bashkëpunim nuk do të mungojnë, jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave”- tha Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat