Divjakë, diskutohet qëndrueshmëria financiare e zonave të mbrojtura

Shqipëria

Divjakë, diskutohet qëndrueshmëria financiare e zonave të mbrojtura

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:25
Divjakë

Qëndrueshmëria financiare e Zonave të Mbrojtura ishte në qendër të një workshop-i trajnues organizuar nga UNDP, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në parkun kombëtar Divjakë Karavasta. Takimi u mbështet edhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe u zhvillua në mjediset e qendrës së vizitorëve të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.

Zonat e Mbrojtura janë duke realizuar misionin e mbrojtjes së pasurive natyrore dhe të botës së egër në disa parqe kombëtare me vlera të mëdha. Vijimësia e punës së tyre dhe tërheqja e sa më shumë vizitorëve do të krijonte mundësinë për më shumë burime financiare, ndërsa të pranishmit kanë diskutuar për mënyrat që do të sjellin qëndrueshmëri financiare për këto zona. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat