Rama: Ndëshkim atyre që krijojnë probleme nga parazitizmi

Shqipëria

Rama: Ndëshkim atyre që krijojnë probleme nga parazitizmi

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:13
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, theksoi se platforma e bashkëqeverisjes, nuk është show siç pretendojnë profesoret e kafeneve që merren me politikë, por vazhdon të zgjidhë problemet që  kanë lidhje me subjektivitetin, parazitizmin dhe tentativën për korrupsion.

Kryeministri Rama e vendos theksin te denoncimet e problemeve të brendshme të administratës, për t’i dhënë fund problemeve që kanë të bëjnë subjektivitetin, parazitizmin dhe tentativat për korrupsion.

“Platforma e bashkëqeverisjes është efikase jo vetëm për të dhënë zgjidhjen, por edhe për të na adresuar problemet e brendshme të institucioneve dhe njëkohësisht të marrim masa për problemet që kanë lidhje me subjektivitetin, parazitizmin dhe tentativën për korrupsion”, theksoi kryeministri Rama.

Po ashtu, kryeministri Rama iu përgjigjet skeptikëve dhe atyre që i konsideron “profesorët e kafeneve” që merren me politikë dhe e konsiderojnë platformën e bashkëqeverisjes si  show.

“Rasti i fundit lidhet me fushatën e llogaridhënies për të cilën shumëkush nga këta profesorët që e ndjekin politikën në kafene dhe bëjnë analiza të thella, lidhur me zhvillimet politike, e konsiderojnë një show. E vërteta është se fushata e llogaridhënies vazhdon të jetë një burim për të vijuar adresimin e problemeve që kanë dalë”, tha kryeministri. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat