Ministri i Jashtëm gjerman: Ka rezistencë për anëtarësimin e Shqipërisë. Duhet vazhduar përpara me reformat

Shqipëria

Ministri i Jashtëm gjerman: Ka rezistencë për anëtarësimin e Shqipërisë. Duhet vazhduar përpara me reformat

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:58
Heiko Mass dhe Edi Rama

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama se çelja e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka rezistencë që duhet kapërcyer me anë të reformave.

“Duhet të vijojnë reformat. Sigurisht që ka kundërshti që duhet të kapërcehen për të siguruar perspektivën evropiane. Megjithatë, Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë. Perspektiva evropiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë, por duhet vazhduar përpara me reformat”, tha Maas.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha: “Ne jemi shumë mirënjohës qeverisë gjermane dhe kancelares Merkel për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes së një prej reformave më themelore shtetbërëse të Shqipërisë evropiane, reformës në drejtësi dhe të gjitha reformave të tjera që lidhen me progresin në funksion të integrimit në BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat