Braktisi politikën, Gazmend Oketa: Nuk përfaqësohet interesi publik, u deformua sistemi

Shqipëria

Braktisi politikën, Gazmend Oketa: Nuk përfaqësohet interesi publik, u deformua sistemi

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:10
Gazmend Oketa në “Top Talk” dha arsyet e largimit, ndërsa foli edhe për situatën aktuale politike në vend.

Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, deputet i PD për Qarkun e Durrësit, mori një vendim të rëndësishëm duke u tërhequr nga politika.

I ftuar ditën e sotme në “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ai dha arsyet e largimit, ndërsa foli edhe për situatën aktuale politike në vend.

Oketa u shpreh se prej vitit 2008 sistemi politik është deformuar dhe nuk përfaqëson interesin publik.

“Vendimin për t’u larguar nga politika e kam marr më herët, por së fundmi është bërë publik. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, unë preferova të tërhiqesha nga politika. Ka vite që i gjithë sistemi po deformohet. Ka kohë që ka filluar deformimi i përfaqësimit të interesit publik. Me ndryshimin e kodit zgjedhor në vitin 2008, me kalimin nga një sistem mazhoritar i miksuar, kalimi në lista të mbyllura partiake. Hoqi mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, si dhe bëri që përfaqësuesit e politikës të zgjedhin një rrugë për ta pasur mirë me kryetarin e partisë përkatëse”, u shpreh Oketa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat