Opozita në Shqipëri bojkoton parlamentin, do të bëjë “kuvend” në Vlorë

Shqipëria

Opozita në Shqipëri bojkoton parlamentin, do të bëjë “kuvend” në Vlorë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:51
Tiranë

Këtë të enjten opozita e Shqipërisë do të marrë mungesën e katërt në seancë plenare. Ora 10:00 do e gjejë shumicën dhe pakicën parlamentare në dy destinacione të ndryshme.

Mazhoranca do të votojë e vetme dekretin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin bashkë me ndryshimet ligjore, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj zgjodhën në mblidhen në Vlorë, për të vijuar me denoncimin e asaj që opozita quan shkëputje e lidhjeve mes krimit dhe pushtetit.

Një ditë para seancës plenare, dy krerët e grupeve parlamentare PD-LSI përmes një shkrese i kërkuan kryeparlamentarit që të mos përfshijë në rendin e ditës votimin e ndryshimeve ligjore për Teatrin, por vetëm miratimin pro të dekretit presidencial, i cili sipas opozitës rrëzon automatikisht ligjin aktual.

24 orë para se dekreti të kalojë në seance plenare në zyrën e kryetarit te Kuvendit trokitën edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe realatori i ligjit të ndryshuar Ilir Beqaj, transmeton tch.

Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë asnjë prej pjesëmarrësve nuk pranoi të prononcohet, ndërsa më vonë u mësua se kryetari i Kuvendit kishte vendosur të thërrasë me 26 shtator mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve për të diskutuar nismën kushtetuese të opozitës për vettingun në politikë.

Lulzm Basha kishte deklaruar se afati i fundit ne dispozicionin të kryeparlamentarit për të thirrur këtë mbledhje është e premtja e 22 shtatorit, por kryeparlamentari duket se e ka vlerësuar ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat