Beteja për Teatrin: Qytetarët protestojnë jashtë Kuvendit, PD thërret nga Vlora

Shqipëria

Beteja për Teatrin: Qytetarët protestojnë jashtë Kuvendit, PD thërret nga Vlora

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:48
Protesta

Ndërsa Kuvendi mblidhet për të votuar ligjin për Teatrin, jashtë Aleanca në mbrojtje të Teatrit po proteston.

Sazan Guri i bëri thirrje maxhorancës të mos votojë prishjen e teatrit kombëtar.

Sazan Guri: "Sot nis një epoke e re por e shtrembër. Nuk do donim ti lejonim luksin kryeministrin të bëjë atë që i bëri kuksianëve, duke i vënë në gjumë. Nuk mund të vendosen kundra interesave publike. Dua ti bëj thirrje opozitës të lënë Sazan, Karaburun Vlorë por të ndodhen sot këtu për të kundërshtuar ligjin. Ju parlamentarë mblidhni mendjen."

Në Kuvend

Mazhoranca pritet të votojë sot në Kuvend ligjin për Teatrin e Ri.Socialistët kanë pranuar dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit, duke bërë disa ndryshime, më e rendësishme është ajo e hapjes së garës për këtë projekt.

Gjithashtu, në ligj parashikohet të ngrihet një komision i negocimit të kontratës për teatrin e ri që do të bëjë edhe thirrje të hapur palëve që janë të interesuar të paraqesin propozimin për teatrin e ri.

Opozita vijon marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin dhe sot do të zhvendosë takimin e saj në Vlorë. Megjithatë në seancën e sotme plenare do të marrin pjesë dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo.

Siç bëjnë me dije burime nga LSI, ata do jenë vetëm për procedurë pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë. Tavo dhe Koka kanë munguar për arsye familjare.

Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të reflektojnë dhe të mos miratojnë ligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit.

Në një dalje për mediat pas takimit me një grup artistësh, kryedemokrati tha se nëse deputetët e rilindjes ngrenë kartonat do të trajtohen politikisht nga opozita se terroristë shtetërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat