Akuzat për lojërat e fatit, Xhafaj: Prokuroria të hetojë deklaratat e Bashës

Shqipëria

Akuzat për lojërat e fatit, Xhafaj: Prokuroria të hetojë deklaratat e Bashës

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 14:49
Fatmir Xhafaj

Nga foltorja e Parlamentit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, për akuzat që ky i fundit i ka bërë.

Fjala është lojërat e fatit, për të cilat Basha akuzon ministrin Xhafaj se qëndron pas këtij biznesi duke shfrytëzuar pushtetin politik.

Pikërisht për këto akuza, ministri i Brendshëm i kërkon Prokurorisë të hetojë kryetarin e Partisë Demokratike.

“I bëj thirrje Prokurorisë të angazhohet seriozisht të marrë përgjegjësitë për të ushtruar kompetencat për të hetuar mbi këto deklarime. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Çdokush mund të shpifë, të shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë, siç është ministri i Brendshëm dhe Kryeministri“, u shpreh Xhafaj.

Akuzat e Bashës për lojërat e fatit, ministri Xhafaj i konsideroi mashtrim dhe tha se ai apo familja e tij nuk ka asnjë lidhje direkt apo indirekte me këtë biznes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat