Pse nuk po mbyllet pakti Shqipëri- Greqi? Kotzias thotë se ka dy arsye kryesore

Shqipëria

Pse nuk po mbyllet pakti Shqipëri- Greqi? Kotzias thotë se ka dy arsye kryesore

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:01
Nikos Kotzias

Prej javësh tashmë asnjë detaj i ri nuk është dhënë e pasqyruar në lidhje me negociatat mes Shqipërisë e Greqisë, një pakt i cili duhej të ishte firmosur që në verë ashtu siç dhe linte për të kuptuar pala shqiptare.

E teksa ende ka një tymnajë të madhe që mbulon pikat e marrëveshjes mes dy vendeve, këtë të enjte Ministri i Jashtëm grek Kotzias është shprehur se negociatat janë bllokuar nga pala shqiptare.

Në një konferencë për shtyp me homologun e tij gjerman Heiko Mass, Nikos Kotzias është shprehur se negociatat Shqipëri- Greqi janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve Rama- Meta si dhe për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“Ne i bëmë negociatat me Shqipërinë. Dhe siç e dini, tani janë bllokuar jo nga ne, as nga ministria e Jashtme atje, por në problemet administrative që kanë, në mospajtimin e presidentit të vendit fqinj me qeverinë. Dhe në faktin se Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, tha Kotzias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat