Basha: U shkatërrua hetimi për Tahirin, drejtësia ka mbaruar!

Shqipëria

Basha: U shkatërrua hetimi për Tahirin, drejtësia ka mbaruar!

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:24
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me largimin e ish kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj nga Tirana drejt prokurorisë së Pogradecit, vendim i marrë këtë të enjte nga ana e Arta Markut për shkak të dosjes Shullazi.

Përmes një reagimi në rrjetin social, kryetari i PD-së është shprehur se ka ndodhur tashmë ajo që është paralajmëruar nga opozita, se Rama kontrollon kryeprokuroren Marku dhe ka ndëshkuar personin që kërkoi arrestimin e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

STATUSI:

Siç e kemi paralajmeruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat