Kryemadhi: Dje në Vlorë u gjet një person me kokë të prerë, policia po e fsheh ngjarjen

Shqipëria

Kryemadhi: Dje në Vlorë u gjet një person me kokë të prerë, policia po e fsheh ngjarjen

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:30
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje duke deklaruar se ditën e djeshme në Llakatund të Vlorës një person është gjetur pa kokë.

E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi u shpreh se policia me të gjetur trupin ka fshehur ngjarjen e rëndë.

“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe s’ka asnjë njoftim, u fsheh ngjarja”. 

Kryemadhi ka shtuar më tutje se ajo dhe të gjithë deputetët e opozitës, përfshi këtu dhe familjet e tyre, survejohen nga SHISH dhe Policia, struktura që drejtohen nga qeveria.

“Unë jam survejuar nga SHISH, nga Policia, nga struktura e kësaj qeverie nga pastrimi i parave, jo vetëm unë por të gjithë deputetët edhe familjarët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat