Vdes ish deputeti shqiptar

Shqipëria

Vdes ish deputeti shqiptar

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 08:37
Durim Hushi

Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare ish-deputeti socialist Durim Hushi.Mësohet se Hushi ka ndërruar jetë të enjten(20 shtator 2018) në Gjermani, ku edhe jetonte, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë miku i tij Ndriçim Hysa, ish-deputet i PS për Elbasanin, në një postim në Facebook.

Ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit dhe Perfekt i Elbasanit.

Veprimtaria politike:

Në vitin 1992, ka qenë kandidat i PS-së për Kryetar Bashkie në Elbasan. Në Maj 1996, ka qenë kandidat i PS-së për deputet.

Gjatë viteve 1997-2001, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, ndërsa nga viti 2001 deri në 2005 si deputet në Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat