Shqipëri-Slloveni, bashkëpunim mes Universiteteve të Sporteve

Shqipëria

Shqipëri-Slloveni, bashkëpunim mes Universiteteve të Sporteve

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:07
Pamje nga takimi

Vendosen marrëdhënie bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Fakultetit të Sporteve të Universitetit të Lubjanës

Në datat 20 dhe 21 shtator, Prof. Dr. Agron Çuka, rektor i Universitetit të Sporteve, Tiranë dhe Prof. Asc. Dr Robert Citozi, zëvendës rektor, vizituan Lubjanën për takime dhe pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Sporti dhe Hapësira Publike”, që organizohet nga Fakulteti i Sporteve, Universiteti Lubjanë dhe Bashkia Lubjanë.

Profesorët nga Tirana u pritën në takim nga Prof. Dr. Milan Zvan, dekan i Fakultetit të Sporteve, si dhe zhvilluan takime të tjera e vizita në mjediset e fakultetit. Ato shërbyen për shkëmbimin e përvojave më të mira të dy institucioneve, si dhe për vendosje kontaktesh të rregullta e konkretizim të bashkëpunimit.

Së shpejti pritet që drejtuesit e dy institucioneve të nënshkruajnë dokument bashkëpunimi dypalësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat