Kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar një ditë më parë nisjen e një hetimi disiplinor për 10 prokurorët që nuk pranuan të merrnin pjesë në shortin ndaj Emiljano Shullazit.
Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por Arta Marku transferoi tre prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, Olsian Çela dhe Sonila Muhametaj.
Kjo e fundit ka kërkuar një takim me Kryeprokuroren Donika Prela. Burime thanë për Fax News se kryeprokurorja e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar.
Kjo ka bërë që Sonila Muhametaj të hyjë me forcë duke u konfrontuar fizikisht me të.
Media raporton se ka pasur përplasje me grushta e shpulla.
Pas kësaj, Prela ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, gjë që ka bërë që edhe drejtuesi Ardi Veliu të shkojë në vendin e ngjarjes. Mësohet se pas këtij konfrontimi, dy makina të grupit të gatshëm kanë qëndruar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.