Kryemadhi: Rama dhe mund të çmendet, nuk do jetë deri në qershor

Shqipëria

Kryemadhi: Rama dhe mund të çmendet, nuk do jetë deri në qershor

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 18:20
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ku ka folur ndër të tjera për aksionin e opozitës si dhe zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen qershorin e vitit tjetër.

E pyetur nëse LSI do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, Kryemadhi tha se ai nuk do jetë deri në qershor kryeministër.

“Ne sot nuk jemi në një situatë normale që luan me rregullat e lojës. Sot nuk diskutohet çfarë do marra PD apo LSI bë zgjedhje. Opozita duhet të krehi këtë qeveri që është bërë e rrezikshme për shqiptarët dhe po bëhet element i rrezikshme dhe për rajonin. Për ne nuk ka rëndësi numri i bashkive, por të mos ketë deformim të votës. Pjesa tjetër është e shqiptarëve që u takon të zgjedhin kandidatët. Unë mendoj se Rama nuk do jetë deri në qershor kryeministër, atëherë kur do zhvillohen zgjedhjet lokale. Rama edhe mund të çmendet. Vetingu në politikë është i rëndësishëm dhe më pas vijnë hapat e tjera”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat