“Bajrat”, 6 të parët mbetën në burg, konfirmohet masa për gjysmën e grupit - Bota Sot
“Bajrat”, 6 të parët mbetën në burg, konfirmohet masa për gjysmën e grupit

Shqipëria

E martë, 16 tetor 2018

“Bajrat”, 6 të parët mbetën në burg, konfirmohet masa për gjysmën e grupit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 19:38
Safet Bajri

Nën shoqërinë e policëve të maskuar, të dyshuarit si anëtarë të grupit Bajri, dolën nga Gjykata e Krimeve të Rënda me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gjashtë nga 11 të arrestuarit e operacionit “Oaz” u njohën me akuzat e Prokurorisë që i dyshon ata për krime të kryera në kuadër të grupit kriminal. Por ndryshe nga policia që në konferencë lexoi akuza të vrasjes, në seancën me dyer të mbyllura të dyshuarve ju adresuan vepra që nga gjobëvënia deri tek paracaktimi i rezultateve në garat sportive.

Siç bëjnë me dije burimet, veprat më të rënda, ajo e vrasjes së Arben Tuzit dhe e Fabiola Hysenit, nuk janë përmendur në seancë përderisa i dyshuari tjetër Behar Bajri gjendet i arrestuar në Roterdam, Holandë.

Sipas burimeve, duke përfshirë që nga shefi i grupit Enver Bajri e më tej Safet Rustemi, Emrah Plaku , Astmer Bilali, portieri Fabiol Rexhepi, trajneri i kombëtares së femrave Armir Grima, Nelson Hysa janë të dyshuar për paracaktim të rezultateve të ndeshjeve.

Ata shfaqen duke komunikuar me njëri-tjetrin edhe për veprime konkrete që duheshin kryer gjatë ndeshjes Vllaznia – Tërbuni. Ilir Rustemi dhe Samet Halluni dhe Behar Bajri dyshohen për gjobvënie.

Më herët Safet Bajri u njoh edhe me një masë tjetër, në qytetin e Shkodrës, për dënimin prej 9 vitesh në Belgjikë. Ndërkohë të martën, ai do dalë sërisht para Gjykatës së Krimeve të Rënda edhe për veprën e armëmbajtjes pa leje, seancë që do të mbahet edhe për 3 të tjerë për të njëjtën vepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test