AKU pezullon nga detyra dy inspektorë

Shqipëria

AKU pezullon nga detyra dy inspektorë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 21:25
AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke falënderuar emisionin “FIKS FARE” për denoncimin e transmetuar bën me dije se:

“Menjëherë pas denoncimit me zë dhe figurë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, se dy inspektorë të AKU-së kanë shkelur ligjin e nëpunësit duke marrë ryshfet prej 10 mijë lekë të reja, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm u pezulluan menjëherë nga detyra:

1 – Arben Gupi, inspektor OSH, veteriner
2 – Medi Çela, inspektor OSH, veteriner

AKU inkurajon çdo media, çdo qytetar dhe çdo biznes që të denoncojë menjëherë çdo abuzim me sigurinë ushqimore apo autoritetin e inspektorit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat