Dështon sërish dhënia e pretencës për Shullazin, shtyhet për më 2 tetor

Shqipëria

Dështon sërish dhënia e pretencës për Shullazin, shtyhet për më 2 tetor

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Paraditen e kësaj të marte, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar sërish të jepet pretenca ndaj Emiliano Shullazit. Seanca u zhvillua nën masa të larta sigurie. Të pranishëm te Krimet e Rënda ishin edhe 4 prokurorët që do të jepnin pretencën, të kryesuar nga kryetarja e Krimeve të Rënda Donika Prela, e më tej prokurorët Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gentian Osmani.

Ambasada amerikane kishte reaguar pak orë para seancës, me një deklaratë në të cilën inkurajonte prokurorët e guximshëm.

Reagimi i Ambasadës së SHBA-ve u dha pas interesimit të “Zërit të Amerikës” për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Shullazi”. Ambasada thoshte se, “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie, ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Më tej shtohet se, Ambasada “mbështet prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Përplasja në Prokurori nisi pas një shortimi të kundërshtuar nga 10 prokurorë, të cilët kërkuan bazën ligjore së cilës i referohej kreu i akuzës. Menjëherë pas kësaj, Arta Marku ndëshkoi bojkotuesit duke nisur procedimin disiplinor për ta, ndërsa urdhëroi që 3 prej tyre të transferohen në rrethe.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat