“100 fshatrat”, Rama: Nivica, stacioni i radhës i zhvillimit - Bota Sot
“100 fshatrat”, Rama: Nivica, stacioni i radhës i zhvillimit

Shqipëria

E enjte, 18 tetor 2018

“100 fshatrat”, Rama: Nivica, stacioni i radhës i zhvillimit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:23
Foto nga video

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vijon turin në promovimin e projekti për “100 fshatrat”. Stacioni i radhës i shefit të qeverisë ishte Nivica, e cila sipas tij, është një perlë që ka çfarë të ofrojë.

Programi “100 fshatrat”  ka si synim për qytetin 2400-vjeçar të Nivicës, që përmes kujdesit dhe investimeve të kthehet si pikë referimi për turizmin e vizitorët vendas dhe të huaj.

Duke listuar potencialin e zonës, kryeministri Edi Rama iu referua një artikulli të “Ëashington Post”, i cili përshkruante sipas Ramës bukuritë dhe asetet e paprekshme të kësaj zone.

Shefi i qeverisë  theksoi se kjo nismë do të sjellë vëmendje të madhe për fshatin dhe zhvillimin e  agroturizmit.

“Sot jemi këtu në një tjetër stacion të rrugëtimit për të zhvilluar Programin Kombëtar të “100 fshatrave”, së bashku me një grup miqsh për të promovuar dhe nxitur këtë program si pjesë e përpjekjes sonë të përbashkët për t’i dhënë dimension krejt të ri zhvillimit rural. Do të krijohet një pikë e fortë referimi për zhvillimin rural”, shtoi mes tjerash Rama.

Ai tha se Nivica është një vend, i cili njihet për “namin” e mikpritjes, ndaj sipas tij, tani është koha për të filluar një investim në këtë zonë.

“Shqiptarët emigrantë shohin një mundësi investimi në këto zona. Vijnë këtu në Nivicë pasi e kemi hedhur një hap të parë së bashku me Tërmetin. Ky takim është një forum për të diskutuar dhe konkretisht për të krijuar një qendër graviteti për ata që duan të intervistojnë në këtë zonë. Në këtë fshat 2400 vjeçar që karakterizohet nga një mikpritje me nam, jemi të bindur që do të sjellim më shumë investime. Dua të theksoj se tanimë ne e kemi ulur në 6%  TVSH-në për agroturizmin, 5% për fitmin dhe kemi zeruar taksën e infrastrukturës”,  shtoi Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test