“4 vrasje mund të ishin parandaluar”: Shqipëria akuzon Belgjikën për dosjen e Bajrit, vjen reagimi

Shqipëria

“4 vrasje mund të ishin parandaluar”: Shqipëria akuzon Belgjikën për dosjen e Bajrit, vjen reagimi

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:14
Safet Bajri

Shqipëria akuzon Belgjikën se vonoi disa muaj për të dërguar një vendim për dënimin e Safet Bajrit (Rustemi), ndërkohë që ai gjatë kësaj kohe kreu krime serioze në Shqipëri, përfshi vrasjet.

Rustemi shihet si një nga kriminelët mët ë rrezikshëm në Europë, shkruan Gazeta e Antverpës, por ai u deportua nga Belgjika pavarësisht se kishte mbi shpinë një dënim prej 22 vitesh burg.

Gazeta shkruan se një zyrtar shqiptar është shprehur se “nëse provat për dënimin e tij do kishin ardhur katër muaj ma herët, katër vrasje do ishin parandaluar”.

Në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens.

Ai tha se në Shqipëri ka një betejë politike mes qeverisë dhe opozitës për çështjen e korrupsionit. Por e pranoi se kishte një gabim njerëzor sa i përket procedurës nga ana e palës belge.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që e gjithë banda është kapur falë një aksioni të mirëkoordinuar nga ana e policisë shqiptare dhe asaj belge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat