Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një thirrje të rëndësishme për prokurorët

Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka një thirrje të rëndësishme për prokurorët

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:19
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i bën thirrje prokurorëve shqiptarë që të aplikojnë të hyrë në garën për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ambasada e ka bërë njoftimin përmes një postimi në rrjetin social, duke i bërë thirrje prokurorëve patriotë, të ndershëm dhe me integritet, që të dalin përpara për t’i shërbyer vendit të tyre.

Postimi i plotë

Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat