Rama nga Gjirokastra: Tiranë-Sarandë për vetëm për 3 orë

Shqipëria

Rama nga Gjirokastra: Tiranë-Sarandë për vetëm për 3 orë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:48
Edi Rama

Gjatë një takimi sot në Gjirokastër, ku është inaguruar nisja e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë, Edi Rama është shprehur se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë në 3 orë.

“Së shpejti fillon segmenti Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara. Do kemi një pamje tjetër të rrugëve të Shqipërisë. Do përfshihet edhe By-passi i Tepelenës që do të integrohet në këtë rast.

Edhe këtu kemi trashëguar të njëjtin problem si në rrugët e tjera, mungesën e studimit gjeologjik. Të gjitha këto do sjellin rritje të ekonomisë, punësimit dhe lëvizshmërisë. Duke iu garantuar se ne do të bëjmë diferencën, do kërkojmë maksimumin e cilësisë nga kompanitë.

Do shkurtohet diferenca e rrugës Tiranë-Sarandë, në 3 orë. Buxheti për rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë nga shteti dhe bashkëpunimi me PPP”, tha Rama sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat