Meta takon kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- SHBA, senatorin Gary Peters

Shqipëria

Meta takon kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri- SHBA, senatorin Gary Peters

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:05
Kryetari i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senatin Amerikan, Senatori Demokrat Gary Peters, priti në takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kryetari i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senatin Amerikan, Senatori Demokrat Gary Peters, priti në takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta e falënderoi Senatorin Peters për lidershpin e tij në Senatin e SHBA në dobi të forcimit të miqësisë me Shqipërinë dhe për mbështetjen e tij për komunitetit shqiptar në shtetin e Michigan-it.

Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Peters për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis dy vendeve, që do të sillte lehtësira në fushën e tregëtisë dhe investimeve.

Senatori Peters shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin Meta dhe njëkohësisht angazhimin për të kontribuuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhenieve midis dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat