Manjani: Agroni shkoi në burg; Fatmiri ende bën ligjin dhe drejtësinë

Shqipëria

Manjani: Agroni shkoi në burg; Fatmiri ende bën ligjin dhe drejtësinë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:54
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke reaguar mbi lëshimin e flet-arrestit për Albert Veliun, shkruan se fakt është droga biznes qeveritar.

Manjani: Me aktor apo me personazhe realë, nuk është ky thebi!

Nëse vërtetë një aktor ka luajtur një rol, aq më keq për qeverinë, se e bën atë budallaqe përveç se të ligë!

Fakti është që droga është biznes qeveritar; Agroni shkoi në burg; Fatmiri ende bën ligjin dhe drejtësinë; Edwini bën tellallin e sundimit të krimit.

Prokuroria është thjesht instrument i qeverisë, për aq kohë sa nuk merret me thelbin, pra me trafikun e drogës dhe me krimin.

Jetojmë në Republikën e dhunës së të fortëve dhe të idiotëve që i ha miza për çdo fjalë që dëgjojnë.

Kush guxon të denoncojë shpallet armik dhe arrestohet! Arsyeja e arrestimit është se i aktivizon “mizën nën kësulë” qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat