Sherr mes shoferëve në Ersekë, një i plagosur me thikë

Shqipëria

Sherr mes shoferëve në Ersekë, një i plagosur me thikë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri për motive banale mes shoferëve në Ersekë.

Mësohet se shoferi i një autobusi, shtetasi Mariglen Sardi, është përleshur me shtetasin Rei Elmasllari, i cili ishte shofer i një veture që punonte si taksi, pa licencë.

Sipas policisë, shtetasi Rei Elmasllari ka qëlluar disa herë me thikë drejtuesin e autobusit, duke e lënë të plagosur.

Sherri dyshohet se ka nisur për motive banale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat