Tahiri i mëson të birit për “Rilindasin e Madh”, por Drini i vogël nuk e ka mendjen

Shqipëria

Tahiri i mëson të birit për “Rilindasin e Madh”, por Drini i vogël nuk e ka mendjen

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 23:05
Saimir Tahiri me të birin

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar këtë të dielë një foto ku pozon së bashku me të birin në një zonë të Luarasit në Kolonjë të Shqipërisë.

Në dixhiturën e fotos së ish Ministrit flitet për një Rilindas të madh, por ndryshe nga ato të cilët e larguan socialistin nga Partia. Tahiri i ka folur të birit jo për “Rilindjen” që vitet e fundit e ka përvetësuar kryeministri i vendit si njërin ndër sloganet me të cilat erdhi në pushtet.

Tahiri i ka mësuar të birit për një rilindas tjetër, atë që edhe demokratët dhe të tjerë qytetarë me ide të kundërta me PS-në, e vlerësojnë si të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat