Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS

Shqipëria

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:24
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në orën 10:00. Mbledhjen e ka nisur vetë Rama duke informuar Grupin se qeveria dhe PS po sulmohen nga opozita dhe mediat pikërisht se kanë arritur "të çrrenjosin kanabisin" dhe "të trazojnë krimin", me luftën që i kanë shpallur.

"Dua ta nis këtë fjalë me një pyetje, - tha Rama. -  Pse nuk flet më njeri për kanabis? Sepse kanabis u çrrenjos dhe tërë ajo makineri 30-vjeçare u shkatërrua. Pikërisht pse ne e shkatërruam, me punë sistematike, u sulmuam dhe baltosëm si askush më parë. Si askush më parë po sulmohemi përsëri, këtë radhë për krimin, sepse si askush më parë e kemi trazuar keq krimin. Po godasim dhe shtrëngojmë eksponentë dhe grupe që janë fuqizuar prej shumë vitesh njesoj si ekonomia e kanabisit. Po ndiejnë gjithnjë e më pranë qafës, frymën e goditjes. Megjithatë njesoj në të dyja rastet akuzuesit janë ata që nuk bënë asgjë as kundër kanabisit dhe as kundër krimit, qoftë ata që ishin në qeveri dhe qoftë ata në klubet VIP të qarqeve mediatike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat