Edi Rama vazhdon të habisë me deklaratat e tij.
Gjatë mëngjesit të sotëm, kreu i Rilindjes ka mbledhur grupin parlamentar të tij dhe ka akuzuar opozitën për të gjitha skandalet e qeverisë së tij.
Duke folur para deputetëve të Rilindjes, Rama ka akuzuar opozitën edhe për skandalin e Xhisiela Malokut dhe të gjitha ngjarjet që kanë lidhur mazhorancën me krimin dhe kriminelët.
Por deklaratat e Ramës janë bërë më të habitshme, kur akuzoi edhe opozitën për shpërthimin e sotëm në Fushë Krujë.
‘Kush ka interesa për të hedhur tritole në Fushë Krujë? Ne jo njëherë, pra opozita’, është shprehur Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të organizatës së tij Rilindja.