Anulime dhe vonesa fluturimesh në Rinas, pasagjerët të acaruar

Shqipëria

Anulime dhe vonesa fluturimesh në Rinas, pasagjerët të acaruar

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 14:18
Foto

Disa fluturime të kompanive ajrore Albawings dhe Blue Panorama janë anuluar ose vonuar të hënën në Rinas, duke acaruar pasagjerët, të cilët kanë pritur për orë të tëra.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare në internet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, është anuluar fluturimi  i mëngjesit i Albawings drejt Firences, ndërsa është shtyrë ai i së njëjtës kompani drejt Venecias.

Edhe fluturimi drejt Riminit, është shtyrë.

Ndërsa kaos është krijuar te pasagjerët edhe nga fluturimet e kompanisë Blue Panorama, me destinacion Xhenoan dhe Romën, të cilat janë me vonesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat