Vonesat në fluturime, AAC: Muaji shtator, problematik

Shqipëria

Vonesat në fluturime, AAC: Muaji shtator, problematik

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Nga të dhënat zyrtare që Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar disponon kompania me numrin tejet të lartë të vonesave mbi 2 orë është “Blue Panorama” me 19 të tilla. Rritje ka shënuar edhe kompania “Albawings” me 10 të tilla”.

Sipas AAC-së, kompanitë i kanë arsyetuar vonesat me problemet operacionale dhe teknike.

“Ulje të numrit të vonesave dhe anulimeve ka shënuar kompania “Ernest Spa”. Ndërsa kompanitë e tjera, kanë normalizuar operacionet e tyre duke mos shënuar problematika në vonesa dhe anullime”, thekson AAC.

Prej 10 muajsh Autoriteti i Aviacionit Civil i jep një vëmendje të madhe të drejtave të pasagjerit, duke hapur një drejtori të dedikuar që asiston pasagjerët në plotësimin e formularëve të ankimimit për vonesat mbi 3 orë dhe anulimet e palajmëruara.

Duke u bazuar edhe në rregulloret europiane, e vetmja mënyrë që qytetarët të përfitojnë 250 euro kompensim për dëmin e shkaktuar nga kompanitë, është plotësimi i formularëve.

AAC i rekomandon edhe njëherë pasagjerët që të ndjekin me vëmendje dhe të plotësojnë saktësisht formularët e ankimimit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat