Shehi: Opozitën e mban të bashkuar Edi Rama

Shqipëria

Shehi: Opozitën e mban të bashkuar Edi Rama

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:00
Dashamir Shehi

Dashamir Shehi deklaroi në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se “opozita mikse që është sot mbahet në këmbë vetëm nga Edi Rama”.

“Ditën që Rama nuk do të jetë më, opozita nuk do të jetë kaq homogjene. E kuptojnë që pushteti i Ramës është kaq abuziv, arrogant dhe antiligjor, sa që janë bashkuar njerëz që kurrë nuk do të bëheshin bashkë në kushte të tjera”, deklaroi kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK).

Shehi theksoi se marrëveshja që ka me Lulzim Bashën është e thjeshtë: të rrëzojë Edi Ramën. Gjithsesi, kryetari i LZHK-së pranoi se sistemi zgjedhor është defekt, por që do të diskutohet pas përmbushjes së qëllimit kryesor të opozitës

“Sistemi zgjedhor është defekt i madh dhe zoti Basha e pranoi vetë se pasi të pastrohet procesi nga vjedhja e votave, do të merremi me sistemin, që sipas meje, sot është i pavlefshëm. Që të funksionojë përfaqësimi real i vlerave, duhet sistem që të ketë një element mazhoritar, ose zonat mazhoritare, ose listë të hapur. E dyta, të jetë kombëtar, jo rajonal. Por, aktualisht jemi te faza e parë. Nëse qytetari dhunohet që shkon te kutia e votimit, asnjë sistem, as më i miri, nuk ka vlerë”, theksoi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat