‘Më jep para ose t'i publikova fotot’, arrestohet 21-vjeçari. Emri

Shqipëria

‘Më jep para ose t'i publikova fotot’, arrestohet 21-vjeçari. Emri

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 08:37
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi akuzohet për kanosje për dhënie pasurie ndaj një vajzë.

Në pranga u vu shtetasi Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.

Në njoftimin e policisë thuhte se: "Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat