Pse Rama po vepron si Trump me teorinë e ‘Deep State’ kundër opozitës

Shqipëria

Pse Rama po vepron si Trump me teorinë e ‘Deep State’ kundër opozitës

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:04
Edi Rama

I gjendur nën sulmet e vazhdueshme të opozitës, kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur që të përdorë strategjitë e presidentit amerikan, Donald Trump. Pasi sulmoi median dhe politikën si një kazan, me qëllim goditjen e besueshmërisë, tashmë Rama mësohet se ka ngritur një grup pune të drejtuar nga një ish-agjent i FBI-së.

Sipas emisionit ‘Real Story’, qëllimi i këtij grupi do jetë ekspozimi i lidhjeve të opozitës me elementë të pushtetit, siç janë gjykatësit, prokurorët apo drejtuesit e SHISH.

“Sipas burimeve, grupi i ekspertëve thuhet se ka vënë në tavolinën e Ramës fakte që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se këto skuta fshihen në pushtetin gjyqësor,” thekson emisioni.

Interesant është se kjo tezë është përdorur edhe nga Trump me teorinë e famshme të ‘Deep State’. Ky term është përdorur si një teori konspirative për elementë të fuqishëm brenda një shteti, që nuk preken nga ndryshimi i administratës.

Por teksa Trump ka pak kohë në pushtet, Rama ka shumë vite tashmë si kryetar qeverie. Jo vetëm kaq, por të gjithë akuzat ndaj tij nuk vijnë si rrufe në qiell të pastër, por në kohën kur krimi dhe korrupsioni janë problemi më i madh në vend.

Disa gazetarë gjermanë kanë zbarkuar në Tiranë këto ditë dhe qëllimi kryesor ka qenë që të zbulojnë se cila është prirja e Tiranës. Kryeministri i ka garantuar se Shqipëria nuk flirton as me Rusinë dhe as me Turqinë. Por gazeta TagesSpiegel shkruan se Rama është i vetëdijshëm se procesi i anëtarësimit në BE është shumë i paparashikueshëm. Berlini dhe Parisi kanë rezerva. Sidomos në grupin e CDU nuk duan që të nisin negociatat me Shqipërinë.

A është teoria e ‘Deep State’ një parapërgatitje për atë që mund të ndodhë kur Shqipëria të mos e kalojë klasën për hapjen e negociatave?

Lufta politike do bëhet më e ashpër dhe interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat