“Babale”, Rama flet për konspiracione për rrëzimin e qeverisë: Skenari u shkrua në dy skuta të shtetit

Shqipëria

“Babale”, Rama flet për konspiracione për rrëzimin e qeverisë: Skenari u shkrua në dy skuta të shtetit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:58
Kryeministri Edi Rama

TIRANË Një ditë më parë, opozita prezantoi platformën e saj për çlirimin e zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nëse është në dijeni të kësaj platforme dhe a do të ishte pikërisht kjo përmbajtje fillimi i një bashkëpunimi mes dy forcave politike.

Përgjigja e Ramës ka qënë as fare për këtë çështje.

“Dje jam marrë  me demaskimin  e Kinostudios dhe nuk kam parë ndonjë paltformë por duke sjellë në vemëndje fakte që në përgjimin e Babales 1 kemi bashkëpunim me elemente të krimit të organizuar, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe me oferta korruptive dhe kemi edhe më shumë se kaq se skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar…”, tha Rama duke e cilësuar gjithë ngjarjen një “konspiracion për rrëzimin qeverisë”

Rama nuk prefereoi te sqaronte me tej deklaraten e tij dhe kujt skute i referohej duke ia lene medias qe ta zbulonte nje gje te tille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat