Vrasja në ish- Bllok, Basha zbulon “lidhjen” e Saimir Tahirit me Ervin Matën

Shqipëria

Vrasja në ish- Bllok, Basha zbulon “lidhjen” e Saimir Tahirit me Ervin Matën

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:56
Lulzim Basha

Në një komunikim me gazetarët kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, aty ku humbi jetën një person dhe u plagosën 3 të tjerë si e përplasjes së disa personave.

Sipas tij ngjarja në Tiranë që u shit si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge.

“Në të janë përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje nga pushteti. E mbani mend, kur Tahiri u nis për Gjermani pasi iu kthye pasaporta?

Ishte në Gjermani me këtë Matën e përfshirë në sherrin me armë në lokal mes bandave rivale.

Ka ndodhur në një lokal të preferuar të Ahmetajt dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat