Vendimi i qeverisë, monitorim non stop për kriminelët në burgje

Shqipëria

Vendimi i qeverisë, monitorim non stop për kriminelët në burgje

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 13:26
Ilustrim

Në një komunikim me mediat pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama tha se përfaqësuesit e botës së krimit, të cilët janë dënuar do t'u nënshtrohen një monitorimi të rreptë.

 “Kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit, apo për të dënuarit në përfshirje në krim të organizuar apo edhe organizata terroriste të cilët do ti nënshtrohen një regjimi të ri të rreptë izolimi dhe monitorimi duke iu ndërprerë çdo komunikim të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit.

Këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte të shumë të kufizura me qënit e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruar, për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit”, tha Rama.

Sipas tij është vendosur ngritjen e një salle operative monitorimi non stop me kamera të burgjeve të asigurisë së lartë, duke filluar nga burgu 313 edhe nga godina e operacionit "forca e ligjit".

“Ndërkohë që në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve do të ngrihet një sallë operative monitorimi non stop e të gjitha instituicioneve peritenciare të Shqipërisë. Kjo e con sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë.

 Kjo e con luftën kundër korrupsionit në burgje në një nivel të panjohur më parë.Kjo e con përgjegjësinë e atyre që punojnë në një nivel të panjohur më parë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat