“Lekët ose fotot e tua dalin në rrjet” Policia prangos 21 vjeçarin që kanoste vajzën e re

Shqipëria

“Lekët ose fotot e tua dalin në rrjet” Policia prangos 21 vjeçarin që kanoste vajzën e re

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

Policia e Tiranës ka ndaluar këtë të martë një 21 vjeçar nga Mamurrasi nën akuzës e kanosjes ndaj një vajze.

21 vjeçari me inicialet Y.K i kërkonte para vajzës me inicialet  A.Gj duke e kërcënuar se në të kundërt ai do të publikonte në rrjetet sociale disa foto intime të saj.

NJOFTIMI I POLICISE:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D. V. P., Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin:

- Y. K., 21 vjeç, banues në Mamurras.

Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat