PE miraton raportin për Shqipërinë: Shqetësim korrupsioni

Shqipëria

PE miraton raportin për Shqipërinë: Shqetësim korrupsioni

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:11
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Raporti u miratua me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Sipas raportit thuhet se PE ka mirëpritur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, por eurodeputetët kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi.

 PE ka theksuar se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat