Merr fund tensioni, Ervis Martini shkon në spitalin e burgut

Shqipëria

Merr fund tensioni, Ervis Martini shkon në spitalin e burgut

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 23:41
Ervis Martini

Pas informacioneve se oficerët e Policisë së Burgjeve kishin kërkuar që Ervis Martini të largohej nga spitali privat dhe të vijonte mjekimin në spitalin e burgut, mësohet se i plagosuri ka vendosur të largohet vullnetarisht.

Sot në mbrëmje Martinaj ka vendosur që të braktisë spitalin privat dhe të mjekohet në spitalin e burgut.

Punonjësit e policisë së burgjeve kanë tentuar sot të marrin të plagosurin Ervis Martinaj, pasi sipas tyre gjykata për të ka vendosur arrest me burg për 30 ditë, por janë penguar fillimisht nga punonjësit e spitalit privat.

Media raportoi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’  se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë.

Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinit për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat