Apeli i Presidentit Meta në ditën e Shëndetit Mendor

Shqipëria

Apeli i Presidentit Meta në ditën e Shëndetit Mendor

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:24
Ilir Meta

Sot mbarë bota i kushton rëndësi ditës së Shëndetit Mendor.

Edhe kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka një apel në lidhje me këtë problem shqetësues.

Ai i bën thirrje mësuesve dhe prindërve për një angazhim më të madh psikologjik ndaj të rinjve për të parandaluar sëmundjet mendore.

“Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dua të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.

Duke iu bashkuar sloganit të OKB-së, “Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë që ndryshon”, apeloj domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t'i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë”, shprehet Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat