Mesazhi i Metës: Palët të gjejnë dialog, pesë prioritetet kyç për anëtarësimin

Shqipëria

Mesazhi i Metës: Palët të gjejnë dialog, pesë prioritetet kyç për anëtarësimin

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:49
Ilir Meta dhe Kristian Danielson

Presidenti Meta ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Evropian, Kristian Danielson.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta e vuri theksin tek zbatimi i 5 prioriteteve kyçe pa vonesë. Sipas tij, ato kushtëzojnë vendimin për çeljen e negociatave.

Presidenti i Republikës i bëri thirrje dy palëve politike në vend që të angazhohen në një dialog të institucionalizuar

“Domosdoshmëri zbatimi pa vonesë i pesë prioriteteve kyçe. Pesë prioritetet, kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar. Të gjitha palët të angazhohen për t’i dhënë zgjidhje çështjeve emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës,” tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat