Sekuestrohet videoja ku shfaqet Alizoti, Salianji thirret të premten në Prokurori

Shqipëria

Sekuestrohet videoja ku shfaqet Alizoti, Salianji thirret të premten në Prokurori

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:01
Ervin Salianji

Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron materialin e prezantuar publikisht nga Ervin Salianji, ku një person i quajtur Fredi Alizoti shfqet duke pretenduar se është takuar me Taulant Ballën dhe është shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Oficerët e Krimeve të Rënda u paraqiten në selinë e PD për të marrë në dorë materialin filmik.

Ndërkohë mësohet se ditën e premte Prokuroria ka thirrur për të marrë në pyetje deputetin Ervin Salianji në lidhje me videon e publikuar ditën e djeshme, por edhe videon e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat