Refuzoi të çonte në burg Martinaj, shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Burgjeve

Shqipëria

Refuzoi të çonte në burg Martinaj, shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Burgjeve

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:41
Enrik Sulejmani

Vendimi mor pasi nuk zbatoi vendimin për transferimin në spitalin e burgut të Ervis Martinajt, i cili mbrëmjen e 4 tetorit 2018 u plagos në përplasjen me armë të ndodhur në një nga lokalet në zonën e Bllokut në Tiranë.

Ministrja e Drejtësisë informoi sot se aprovoi propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për largimin nga detyra të Enrik Sulejmani me motivacionin “Për mospërmbushje të detyrave funksionale”.

"Ky vendim është marrë për shkak të mosekzekutimit të vendimit nr.1878, datë 07.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vendosjen e masën së sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Elvis Martinaj. Ky shtetas për shkak të gjendjes shëndetësore ishte akomoduar në ambientet e Spitalit Amerikan. Bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit Amerikan për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Elvis Martinaj, kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit Ervis Martinaj.

Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë arrest në burg për Martinaj, është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi" sqaroi sot ministria e Drejtësisë. 

Paditet spitali 
Ervis Martinaj është shoqëruar në mjediset e Qendrës Spitalore të Burgjeve vetëm në mbrëmjen e datës 9 tetor.

Përveç masës ndaj Drejtorit të Policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan 2, të cilët në kundërshtim me ligjin kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë ndaj shtetasit Ervis Martinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat