Protestë kundër “Salillarit”. Banorët e Laprakës pengojnë shkatërrimin e fushës së sportit

Shqipëria

Protestë kundër “Salillarit”. Banorët e Laprakës pengojnë shkatërrimin e fushës së sportit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 15:04
Protesta në Laprakë

Banorët e lagjes Laprakë në Tiranë po pengojnë shkatërrimin e një fushe sportive në zonën ku ata banojnë.

Ata i dolën para mjeteve të rënda që ishin afruar pranë kësaj fushe për ta shkatërruar. Banorët ishin njoftuar se fushës sportive i ka dalë pronari dhe se në këtë ambient ku luajnë mijëra fëmijë të zonës, do të ndërtohet nga kompania “Salillari”.

Banorët thonë se kompleksi sportiv është në truall pronë shtetërore dhe se dalja e pronarit është e pakuptimtë.

“Këtë e ka pasur italiani, më pas i kaloi shtetit. Ku doli pronari këtu? Të vijë dikush të na sqarojë”, thonë banorët.

Fusha e sportit me donacione të ndryshme është mbajtur në këmbë për t’i dhënë mundësi fëmijëve të zonës të luajnë, por edhe të stërviten.

Banorët e Laprakës thonë se do të qëndrojnë aty dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat