Saimir Tahiri ‘e ka më në terezi’, shijon sipas mënyrës së vet ‘fshatin që digjet’

Shqipëria

Saimir Tahiri ‘e ka më në terezi’, shijon sipas mënyrës së vet ‘fshatin që digjet’

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:38
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket sikur “e ka më në terezi” në situatën e krijuar pas implikimit të emrave të tjerë socialist, në skandalet “Xhisiela” e “Agron Xhafaj”. Këtë qetësi, Tahiri e ka për faktin ngushëlluese se “nuk është i vetëm trim në luftë”.

Teksa ndodhet nën hetim për trafik droge me grupin e Habilajve, duket se po e shijon shumë jo aq shkëputjen nga jeta publike, se sa faktin që ata që “fërkonin duart” pas shpinës së Tahirit, sot janë shndërruar në “gjynahqarë”, që nuk ka Xhisielë apo Fredi Alizoti ti shpëtojë.

Në një situatë të tillë, Saimir Tahiri nuk e fsheh faktin “që e ka në terezi”. Për të “demonstruar” këtë, ka zgjedhur të shpenzojë më shumë kohë me familjen ndërsa edhe në rrjetet sociale ai është shumë aktiv. Pikërisht sot ai postoi dy foto, njëra atë vetë para 30 vitesh dhe tjetra tregon djalin e tij të vetëm, Drini.

“Unë para 30 vitesh, DT sot… ekzakt e njëjta gjurme. #original #footsteps”, shkruan Tahiri në Facebook.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat