Fier- Ndërtohet kolektor i ri në fshatin Cerven

Shqipëria

Fier- Ndërtohet kolektor i ri në fshatin Cerven

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:07
Fieri

Kolektori i ri i ujërave të bardha e të zeza për fshatin Cerven në bashkinë e Fierit do të zgjidhë një problematikë shumëvjeçare për banorët e kësaj zone.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, shprehet se mungesa e një kolektori të ri ka qenë shqetësuese për banorët e këtij fshati.

Sipas tij, ky kolektor do të bëjë të mundur largimin e ujërave nga sipërfaqet e rrugëve dhe tokave bujqësore.

Përveç investimeve për ndërtimin e kolektorëve të rinj në një sërë zonash në Fier, Bashkia po punon edhe për ndërtimin e rrugëve rurale që lidhin fshtatrat me qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat